Site icon PrishtinaPress

Azemi: As paga prej 1 mijë eurosh nuk do ta ndal largimin e punëtorëve nga Kosova

As paga prej 1 mijë euro nuk do të ndal hovin e punëtorëve që të largohen nga vendi, kështu në një intervistë për Gazetën Demos tha Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Azemi thotë se tanimë nuk bëjnë thirrje e as presion si sindikatë që të ketë rritje të pagës minimale në vend sepse liberalizimi ka efektin e vet.

‘’Ne gjitherë kemi bërë thirrje që të ndryshojë paga minimale në vend mirëpo tani më nuk do të bëjmë presion pas lajmit për liberalizimin e vizave dhe tani është përgjegjësi e qeverisë nëse dëshiron të parandalojë daljen e të rinjve nga vendi”, thotë Azemi për GazetënDemos.

Tutje ai thotë se qytetarët kanë humbur besimin në institucione të vendit prandaj as edhe për 1 mijë euro nuk do të pranojnë që të qëndronin në Kosovë.

“Cdo pagë nën shumën 500 euro nuk do ta ndal daljen e të rnijve nga vendi sepse ata e kanë humb besimin edhe ne institucionet tona, e edhe për 1 mijë euro nuk do të pranonin që të qëndrojnë në Kosovë”, thotë ai.

Exit mobile version