-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Azem Vllasi rrëfen për ndërhyrjen në protestat e studentëve

Kryesia e Komitetit Qendror u shqetësua për ngritjen në demonstrata të studentëve në vitin ’81, kur ata kërkonin kushte më të mira.
Avokati Azem Vllasi në rrëfimin e tij në Rubikon të KTV-së thotë se gjithçka u nis shumë befasisht.

Ai tregon se si studentët kishin filluar protestën e tyre në mes të natës dhe nuk pranonin që të bisedonin.

Vllasi kujton bisedën telefonike me Mahmut Bakallin kur e lajmëroi se studentët përsëri kishin filluar protestën.

“Dy ose tri orë nuk përmend asnjë kusht. Shihej që ishin të gatshëm të bënin tollovi në qytet vetëm për ardhjen e stafetës. Të bënin tollovi atë ditë në Prishtinë nuk kuptohej ndryshe vetëm si manifestim anti jugosllav, anti Tito sepse lidhej me stafetën”, ka thënë Vllasi.

“Një kohë filloi të ashpërsohet pak atmosfera”, thotë Vllasi duke theksuar se atë kohë nuk pati asnjë ndërhyrje.

Ndërhyrja thotë Vllasi ndodhi rastësisht pasdite kur situata tashmë ishte qetësuar.

“Nuk kishte pas asnjë nevojë për intervenim sepse situata disi u qetësua. Polica ka ndërhyrë pasdite kur ngjarja, protesta, ishte kryer. Policia ka intervenuar brutalisht në konviktin e Kosovës. Ai intervenim e ka nxitur një disponim të keq dhe është përhap lajmi shumë shpejt. Atë ditë policia jonë e ka humbur kontrollin”, ka thënë ai.

Prapavija ideologjike e një numri të organizatorëve, thotë Vllasi ,ishte i papranueshëm.

“Atë ditë policia jonë e ka humb kontrollin mbi situatën dhe zhvillimet në Kosovë”, përfundoi Vllasi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img