Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren axha ka kanosur më armë zjarri katër nipat e tij.
Arsyeja e incidentit vijë si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje më pronën.
Të dyshuarit pas kontrollimit i është gjetur një pistoletë, fishekë dhe pushkë pa leje.
“Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.