Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, është shprehur se Bashkimi Evropian është i impresionuar me luftën e korrupsionit dhe rastet e krimit të organizuar.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë për Tribuna Channel, ku po ashtu ka theksuar se, megjithatë, duhet të përmbushet kriteri i miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, që qytetarët e Kosovës të fitojnë të drejtën për liberalizimin e vizave si të gjithë të tjerët në Evropë.