1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokatja parisiene që do të mbrojë Ramush Haradinajn

Ramush Haradinaj nuk ka të drejtë ta mbrohet nga avokati i tij, Arianit Koci në seancën gjyqësore që pritet të mbahet ditën e enjte në Francë, përkatësisht në qytetin Mulhouse, për shkak të rregullave në këtë shtet.

Por, këtë pritet ta bëjë një avokate franceze.

Arianit Koci, në intervistën dhënë RTV Dukagjinit, bëri me dije se “avokatja Rachel Lindon do ta mbrojë Haradinajn, por në seancë do të jetë i pranishëm  edhe ai në cilësinë e asistentit të saj.

“Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj ta mbrojë një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbrojë zotëri Haradinajn në seancën e së enjtes. Ndërsa unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene dhe e profesionalizuar në çështjen e ekstradimeve”, ka thënë Koci.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img