Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që klienti i saj të lirohet për dy javë, në mënyrë që të kalojë pak kohë me familjen në Kosovë.
Aktualisht, zyrtarët e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjenden në pushime të verës, mbrojtësja ligjore e Krasniqit, ka kërkuar që ai të lirohet për dy javë.
Ajo thotë se ish-zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjendet në paraburgim që dy vjet e tetë muaj, duke kërkuar që ai të lirohet nën mbikëqyrje.
Alagendra, pretendon se paraburgimi i Krasniqit s’është i domosdoshëm, pasi s’ka rrezik për t’u arratisur dhe për të penguar në procedurat gjyqësore.
“Deklaratat publike të z. Krasniqi janë ushtrim i fjalës së lirë dhe jo të mjaftueshme për të treguar një prirje ndaj ndërhyrjes në dëshmitarë”, thuhet në parashtresë.
Ajo thekson se s’ka arsye të mjaftueshme për ta arsyetuar moslirimin e Jakup Krasniqit dhe se s’ka asnjë provë konkrete se ndonjë dëshmitar është frikësuar nga ai.
Para disa ditësh, u martua Gresa, vajza e Jakup Krasniqit.
Ndoshta edhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet e parashtrimin të kërkesës nga ana e mbrojtjes.