2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Avokatja e Krasniqit: Ai s’ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat e UÇK-së

Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit, ka thënë se hapja e saj do të përqendrohet në gjashtë gabime thelbësore, për të cilat tha se janë fatale për çështjen e Prokurorisë.

Sipas Alagendras, gabimi i parë është që Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keq përfaqëson rolin e Jakup Krasniqit.

“Në qershor të vitit 1998, Krasniqi u emërua si zëdhënës i UÇK-së. Ai nuk kishte asnjë rol të përcaktuar përpara asaj kohe ashtu siç nuk kishte as edhe një Shtab të Përgjithshëm në atë. Nuk mund të nxjerr si përfundim nga pozita e tij si zëdhënës se Krasniqi ishte përgjegjës për të gjitha komunikatat mbi të cilat Prokuroria vendos kaq shumë peshë”, është shprehur Alagendra.

Tutje, ajo tha se pozicioni i Prokurorisë është se komunikata e parë nga Krasniqi është nxjerr në vitin 1994, ndonëse kjo është shumë kohë më përpara se Krasniqi të bëhej zëdhënës i UÇK-së..

“Ato vazhduan gjatë gjithë luftës dhe është e qartë se nuk kanë dalur nga një burim i vetëm. Disa nxjerreshin nga zonat operative”, tha Alagendra.

Më tej, ajo bëri të ditur se gjatë bastisjes së shtëpisë së Krasniqit kur ai u arrestua janë gjetur dokumente të caktuara.

“Nëse këto dokumente janë gjetur në këtë mënyrë dhe keqpërdorimi i kërkimit është tashmë para jush gjykatës, kjo nuk vërteton automatikisht se Krasniqi është autori i këtyre dokumenteve ose se ai i zotëronte këto dokumente në kohën material”.

“Thjeshtë, gjetja e këtyre dokumenteve në shtëpinë e tij nuk i bën ato autentike. Kjo është një pikë e qartë, por duket se është keqkuptuar nga Prokuroria. Në fund të fundit, Krasniqi është shkrimtar dhe historian. Ai mbledh material për hulumtimet e veta dhe për librat e tij të shumtë. Ai ka mbledhur, i janë dhënë ose ka një koleksion të shumë dokumenteve ndër vite”, tha avokatja./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img