-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Zekaj: Të arrestuarit në veri do të gjykohen në Kosovë, s’kemi marrëveshje ekstradimi me Serbinë

Avokati Yll Zekaj, tha se personat e arrestuar te dielën si të dyshuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, sipas Kodit Penal të Kosovës mund të dënohen nga 15 vjet deri me burgim të përjetshëm.

Zekaj në një intervistë për Ekonomia Online, tha se personat që janë arrestuar, varësisht shtetit që i takojnë, shteti i tyre ka të drejtë që të kërkojë ekstradimin e tyre, në këtë rast nëse janë nga Serbia.

Por sipas tij, në rastin konkret Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje reciprociteti për ekstradimin e personave qoftë me procedure penale apo persona të dënuar.

Ai theksoi se në mungesë të kësaj marrëveshje nuk pritet që të ketë ekstradim në Serbi dhe se të njëjtit do të gjykohen për veprat e kryera në Kosovë.

“Varësisht shtetasit e cilit shtet janë edhe pse ende nuk janë identifikuar personat të cilët janë arrestuar gjatë veprave penale terroriste që u bënë në veriun e Kosovës. Shtetit të cilit i takon ka të drejtë të kërkoj ekstradimin e tyre. Por në rastin konkret Kosova nuk ka marrëveshje reciprociteti me Serbinë për ekstradimin e personave qoftë me procedure penale apo persona të dënuar, kështu që nuk pritet të realizohet një ekstradim i mundshëm në Serbi dhe të njëjtit duhet të përgjigjen për veprat të cilat i kanë kryer në Kosovë”, tha ai.

Avokati Zekaj tha se Kodi Penal i Kosovës në rastin e veprave penale terroriste, duke u bazuar në ngjarjen e të dielës ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe disa të lënduar, parasheh dënim nga 15 vite deri në burgim të përjetshëm.

“Kodi penal në rastin e veprave penale terroriste parasheh dënim jo me pak se tri vjet. Kurse vepra rezulton në një person apo më shumë të vdekur minimumi i dënimit është 15 vite dhe dënimi i përjetshëm. Në rastin konkret në ngjarjen e djeshme kemi pasur një polic të Kosovës të vrarë dhe me këtë rast kryesit e veprave penale terroriste menjëherë kualifikohen në neni i cili përcakton se të njëjtin duhet të kenë së paku 15 vjet dënim apo edhe burgim të përjetshëm. Kështu që burgimi i përjetshëm është potencial për kryerjen e veprave të cilët të njëjtit dyshohet se kanë kryer dje”.

“Shërbimi korrektues është ai i cili ofron sigurinë për secilin të dënuar apo secilin person i cili gjendet në paraburgim, kështu që edhe në rastin konkret nuk mendoj që mund të ketë konflikt potencial për shkak se shërbimi korrektues duhet ti merr të gjitha masat që të njëjtit të kenë një vend të sigurt për tu siguruar prezenca e tyre në procedure, pastaj edhe për ta mbajtur dënimin e tyre”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img