1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Tahiri i reagon presidentes pasi u shpreh që ka pranuar kërcënime për dekretimin e Isufajt: Përbën shkelje Kushtetuese!

Avokati Ahmet Tahiri i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani pasi kjo e fundit tha se nuk do ta dekretojë Blerim Isufin si kryeprokruori edhe përkundër kërcënimeve që ka pranuar.

Tahiri ka thënë se është tejet shqetësues fakti që presidentja si njeriu më i mbrojtur në vend, të mos flas me emra e mbiemra për kërcënimet e pretenduara.

Sigurisht që askush nuk ndjehet mirë kur dëgjon presidenten se ka marrë kërcënime. Edhe më shqetësues është fakti se ajo nuk i ka denoncuar kërcënuesit me emra dhe mbiemra. Si njeriu më i mbrojtur në këtë vend, shkaku i pozitës, ajo nuk do të duhej të ngurronte ta tregonte adresën e saktë se prej nga vijnë kërcënimet”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, duke marrë për bazë ai ka thënë gjithashtu se “si juriste do të duhej t’i dinte dy gjëra elementare”.

1. Mosdenoncimi i kërcënimeve në organet e sigurisë dhe drejtësisë, sidomos nëse ato janë serioze siç pretendon presidentja, është vepër penale

2. Mosdekretimi i Kryeprokurorit për arsyet që i ka bërë publike, përbën shkelje të Kushtetutës!”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img