Avokati, Armend Shkoza, i ka cilësuar si të kundërligjshme mbledhjet e katër komunave veriore.
Shkoza në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dorëheqjet nuk i shpërbëjnë kuvendet e komunave.
Ai gjithashtu tha se nuk e cilëson si rrethanë përjashtuese ndërmarrjen e veprimeve të autoriteteve qendrore, derisa ato struktura, pra kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave i kanë fituar mandatet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
“Unë e përgëzoj Skender Sadiku dhe të gjithë përfaqësuesit të tjerë për qëndrueshmërinë e tyre dhe gatishmërinë që të mbrojnë rendin kushtetues dhe ligjor”, përfundon njoftimi i tij.
Posrimi i plotë i Shkozës, pa ndërhyrje:
Mbledhjet e jashtëzakonshme të katër komunave veriore janë të kundërligjshme. Dorëheqjet nuk i shpërbëjnë kuvendet e komunave. Përpos asaj, ato janë thirrur në shkelje të afateve ligjore pa arsye të qëndrueshme. Nuk është rrethanë përjashtuese ndërmarrja e veprimeve të autoriteteve qëndrore, derisa ato struktura, pra kuvendet komunale dhe kryetarët e komunave i kanë fituar mandatet në përputhje me legjislacionin e Republikës së Kosovës.
Unë e përgëzoj Skender Sadiku dhe të gjithë përfaqësuesit të tjerë për qëndrueshmërinë e tyre dhe gatishmërinë që të mbrojnë rendin kushtetues dhe ligjor.