2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Avokati serb: Vuçiq t’i lirojë 3 policët, s’jemi Kore e Veriut

Avokati nga Serbia, Çedomir Stojkoviq, ka reaguar pas thirrjes së fundit të Departamentit amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve të Kosovës.

Avokati i cili është duke e përcjell me shumë vëmendje rastin e tre policëve të Kosovës të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit  në Serbi, dekaroi se presidenti i Serbisë, duke zbatuar nenin 110 të Kodit Penal të Serbisë, me vendim të tij si president mund të marrë vendim për falje.

Sipas tij, me këtë vendim, do të liroheshin të tre policët e Kosovës.

Avokati serb thotë se çdo vonesë për të marrë një vendim të tillë, është në dorë të presidentit serb.

Pasi ka ripostuar deklaratën e DASH-it ku bëhet thirrje për kirimin e tre policëve, avokati nga Beogradi ka sqaruar se afati për ankesë ndaj paraburgimit është tre ditë dhe sakdon të hënën. Për ankesën Stojkovic thotë se vendos e njëjta gjykatë në Kralevë,ka sqaruar ai procedurën.

Avokati serb ka thënë se Vuçiq nuk duhet që të pres rezultatin e vendimit të gjykatës deri të hënën, por duhet t’i falë ata menjëherë sot, dhe në këtë mënyrë të tregojë që Serbia nuk është Kore e Veriut.

“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të presë rezultatin e atij vendimi, por me vendimin e tij duhet t’i falë ata sot dhe në këtë mënyrë të dërgojë mesazh se Serbia nuk është Kore e Veriut, pavarësisht se ai është president”, ka shkruar Stojkovic./RTK

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img