7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Avokati serb: Vuçiq përmes këtij Neni duhet t’i lirojë sonte 3 policët, të tregojë që s’jemi Korea e Veriut

Avokati serb, Cedomir Stojkovic, i cili është duke e përcjell me shumë vemëndje rastin e tre policëve të Kosovës të cilëve iu është caktuar masa e pabargurimit në Serbi, ka reaguar pas thirrjes së fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tyre.

Stojkovic ka thënë se presdienti serb duke zbatuar nenin 110 të Kodit Penal të Serbisë, me vendim të tij si president mund të marrë vendim për falje, vendim përmes të cilit do të liroheshin të tre policët e Kosovës.

Avokati serb thotë se çdo vonesë për të marrë një vendim të tillë, është në dorë të presidentit serb. 

Derisa ka sqaruar se afati për ankesë ndaj paraburgimit është tre ditë dhe sakdon të hënën. Për ankesën Stojkovic thotë se vendos e njejta gjykatë në Kralevë, raporton Express.

Avokati serb ka thënë se Vuçiq nuk duhet që të pres rezultatin e vendimit të gjykatës deri të hënën, por duhet t’i falë ata menjëherë sot, dhe në këtë mënyrë të tregojë që Serbia nuk është Kore e Veriut.

“Turpi i njerëzimit Aleksandar Vuçiq, nuk duhet të presë rezultatin e atij vendimi, por me vendimin e tij duhet t’i falë ata sot dhe në këtë mënyrë të dërgojë mesazh se Serbia nuk është Kore e Veriut, pavarësisht se ai është president”, ka shkruar Stojkovic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img