7.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Avokati serb: Vuçiq e mori vendimin për masën e paraburgimit ndaj tre policëve

Avokati serb, Çedomir Stajkoviç, ka deklaruar përmes rrjetit social Twitter se shqiptimi i masës së paraburgimit ndaj tre policëve të kidnapuar nga forcat speciale serbe, është marrë personalisht nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Stajkoviç ka thënë se kjo dëshmon që në Serbi nuk ka gjykatë të pavarur, duke shtuar se prokuroria në Krajlevë janë nën kontroll të Vuçiq, pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Kralevë me kërkesën e prokurorit publik të këtij qyteti

“Dënoj fshehjen e Prokurorisë së Lartë Publike në Kraljevë në Gjykatën e Lartë në Kraljevë dhe ikjen e tyre nga publiku. Ata nuk u përgjigjen telefonave dhe nuk lejohen që vendimin e tyre ta shpallin publikut dhe gazetarëve dhe këtë e bëjnë me urdhër të Aleksandër Vuçiqit, turpit të njerëzimit. Kjo tregon se në Serbi nuk ka gjykatë të pavarur dhe se edhe gjykata edhe prokuroria në Kraljevë janë nën kontrollin e tij politik dhe se ai i merr të gjitha vendimet atje, aq sa nuk lejohet të lëshohet as një komunikatë për shtyp. pa kontrollin e Aleksandar Vuçiqit. Cilido qoftë vendimi për policët e Kosovës, ai është marrë personalisht nga Aleksandar Vuçiq, ashtu siç e ka marrë personalisht vendimin për arrestimin e tyre (e dimë edhe pse ai në atë moment fshihej në ambasadën e Federatës Ruse)”, ka shkruar Stajkoviç në Twitter.

Gjithashtu, Stajkoviç ka shkruar se duke injoruar publikun për shkak të bindjes ndaj Vuçiq, gjykata dhe prokuroria tregojnë se presidenti serb është shumë më i rëndësishëm për ta, sesa vetë qytetarët e Serbisë./Insajderi.org

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img