2.6 C
Pristina
Wednesday, November 6, 2024

Buy now

spot_img

Avokati serb niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojë

Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Kosovë. Ai thotë se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.

Ai thotë se po e bën këtë njoftim në mënyrë që Serbia të ketë mundësi ta arrestojë.

“Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në fushën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësi të më arrestojë mua, sikurse Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari.  Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beogra”, ka shkruat ai në X.

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, dje ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

I pyetur nëse hapi i tij për të bërë homazhe pranë varreve në Prekaz, do ti inkurajojë edhe persona tjerë të fushës politike në Serbi që të kërkojnë falje për krimet e bëra, apo të vizitojnë kompleksin “Adem Jashari”, avokati tha se, ky hap që ai ka marrë për të bërë homazhe në Prekaz, shpreson që t’i shërbejë popullit serb në përgjithësi dhe jo vetëm individëve.

“Hapi im për të ardhur këtu është si ajo drita në fund të tunelit, që uroj të përçojë paqe dhe jo urrejtje tek populli im. Dhe, realisht të gjithë do duhej të vinin këtu dhe para jush të kërkonin falje për turpin e bërë në Prekaz, por unë nuk mundem t’i nxis apo t’i shtyjë ata që ta bëjnë një veprim të tillë”, tha ai

Stojkoviq shpreson që vizita e tij në Prekaz, do të jetë një fillim i mbarë.

“Por uroj që ky veprim i imi të jetë si një fillim i mbarë mes nesh”, theksoi tutje Stojkoviq.

Avokati serb Çedomir Stojkoviq gjatë homazheve sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz ka lanë edhe një shkrim në këtë kompleks.

Shkrimi i është dedikuar vajzës shtatëvjeçare Blerina Jashari, e cila u vra në vitin 1998 nga forcat serbe.

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”, ishte mesazhi i letrës së Stojkoviqit.

Pas varrezave ai shkoi edhe në muze, për çka u shpreh se “do të shoh se çfarë ka ndodhur këtu dhe do t’i shkruaj në librin tim”.

Gjatë qëndrimit në muze, ai pyeti se në çfarë gjendje kanë qenë kufomat atë ditë, dhe atij iu prezantua fotografi që dëshmojnë tmerrin që ka përjetuar familja Jashari.

Përveç kësaj, ai u njoftua edhe me armën e Adem Jasharit si dhe iu dhurua edhe një libër për luftën e Prekazit dhe familjes Jashari.

Stojkoviq mesazh për Blerinën la edhe në librin e kujtimeve në muze.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img