8.7 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Rudari: Kualiteti i dëshmitarëve të Speciales u pa mbrëmë

Avokati kosovar Naim Rudari, ka komentuar emisionin e djeshëm “Debat Plus” e ku ishte i ftuar edhe Imer Imeri, që konfirmoi se është dëshmitar i Gjykatës Speciale.

Avokati Rudari tha se kualiteti dhe fuqia e dëshmitarëve u pa dje në atë emision.

Rudari kritikoi edhe faktin që ka masa të forta mbrojtëse, dhe publiku sot vetëm e kuptoi që dëshmitari po flet shqip.

Postimi:

Kualiteti dhe fuqia provuese e “dëshmitarëve” të dhomave të specializuara u pa mbrëmë në një emision televiziv.

Ndonëse edhe prokuroria e dhomave të specializuara në fjalën hyrëse e tha që dëshmitarët janë të frikësuar dhe nëse ata frikësohen dhe nuk dëshmojnë, këtë ta ketë parasysh trupi gjykues përkundër faktit që dëshmitarët janë siguruar e betonizuar me katër-pesë fish masa mbrojtëse.

Pra, prokuroria e di që në fillim se nuk ka prova për atë që ka akuzuar, por lë të kuptohet se do të thirret në rrethana tjera sikurse u pa që të akuzuarit u mundua t’i nëncmojë e përqeshë qysh në fjalën hyrëse pa përmendur prova konkrete.

Në seancën e sotme veç e kuptuam se dëshmitari i parë shqip po flet!./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img