4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Roberts: Thelbi i çështjes së ngritur ndaj Selimit nga ZPS është i mbështetur në të pavërteta

Avokati mbrojtës i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, është shprehur se akuzat e ngritura nga ZPS ndaj klientit të tij janë të mbështetur në fakte të pavërteta.

Roberts theksoi se emri i klientit të tij nuk përmendet fare në raportin përfundimtar të Dick Martyt, ani pse shtoi se ishte mbështetur nga disa shtete që kishin për qëllim destablizimin e Kosovës.

“Pavarësisht prentendimeve të rreme për trafikim organesh, raporti përfundimtar i zotit Marty nuk i referohet fare apo nuk e përmend emrin e zotit Selimi. Të gjitha këto pretendime të pavërteta janë thelb i vazhdimësisë së hetimeve kundër zotit Selimi dhe të bashkëakuzuarve të tjerë të mbështetura nga disa shtete që kishin interes të drejtpërdrejt në destabilizimin e Kosovës”.

Roberts tha se pavarësisht përgenjështrimit të këtyre pretendimeve, hetimet zgjatën me vite.

“Edhe pse pretendimet për trafik organesh u përgenjështruan më pas, hetimet zgjatën për shumë vite, duke u transferuar në duplikat të hetimeve të ndërmarra 2 dekada më parë.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img