-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati publikon një video: Tregon se si e kishte kërcënuar Rrustem Mustafa – Hashim Thaçin

Ka vazhduar sot në Speciale seanca kundër krerëve të UÇK-së.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka publikuar në seancë një deklaratë të ish-sekretares së shtetit, Madeleine Albright, për konferencën e Rambujesë, ku ajo tregon se Hashim Thaçi refuzonte të nënshkruante marrëveshjen shkaku se kishte kërcënime nga komandantët e zonave.

“Na përshkruhet nga sekretarja e shtetit si një nxënës që e kishte qortuar. Nëse nuk nënshkruhej Marrëveshja e Rambujesë, atëherë NATO nuk do të ndërhynte. Ai hezitonte të nënshkruante dispozitivin e marrëveshjes”, thotë avokati.

Më pastaj, shfaqet një video e Rrustem Mustafës, komandant “Remit” ku thotë se i ka kërcënuar pjesëtarët e Rambujesë.

“Më kujtohet që i kemi kërcënuar nëse i nënshkruani. U kemi thënë se kemi raketahedhës dhe në momentin e parë do ta rrëzojmë aeroplanin tuaj”, dëgjohet teksa thotë Berisha.

“Këto kërcënime nuk erdhën vetëm nga komandantët e zonave dhe Thaçi nuk i sajoi në Rambuje. Këto janë të reflektuara edhe në librin e Christopher Hill”, vazhdon tutje Keohe.

“Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në. Atë e kontrollonin komandantët e zonave”, thotë ai./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img