0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Avokati për tre sulmuesit e Valon Sylës: Vepra e tyre ndër më të rëndat në Kodin Penal, kaq mund të dënohen

Sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale. Ky rast do të hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit, si dhe vepra është rikualifikuar.

Prokuroria do të kërkojë paraburgim ndaj L.D, K.H dhe O.H., në drejtim të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’.

Ditën e djeshme, Prokuroria Themelore e Prishtinës u kritikua që sulmin ndaj gazetarit Valon Syla e kualifikoi si “lëndim i lehtë trupor”, duke i kërkuar asaj që rasti të kualifikohej si një vepër më e rëndë.

Avokati Arbër Jashari ka folur për dënueshmërinë që parashihet për dy veprat me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Jashari tha se vepra penale “lëndim i lehtë trupor” parashihet të dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet, por në forma më të rënda dënimi mund të shqiptohet deri në 5 vjet burgim.

“Vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” hynë në kapitullin e veprave penale kundër jetës dhe trupit, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë. Në parim, për  formën themelore, të kësaj vepre, është paraparë dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vjet. Ndërsa për forma të rënda ( ta zëmë nëse kryhet me mjet te rrezikshëm, apo e motivuar ne bazë te etnisë, gjuhës, besimit fetar ose mosbesimit fetar etj), personi mund të dënohet me burgim deri në 5 vjet”, tha Jashari.

Avokati Jashari tregoi se çka është lëndim i lehtë qëe e përcakton ligji, e që nënkupton: “dëmtimin e përkohshëm ose dobësimin e një organi apo pjese të trupit të personit tjetër; zvogëlimin e përkohshëm të aftësisë së personit tjetër për të punuar; shëmtimin e përkohshëm të personit tjetër ose dëmtimin e përkohshëm të shëndetit të personit tjetër”.

Vepra penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” hyn në kuadër të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së republikës së Kosovës, qe janë nder veprat me të rënda që ka paraparë Kodi Penal, shpjegon Jashari.

“Në parim për këtë vepër është paraparë dënim me burgim deri në 5 vjet, ndërsa për forma të rënda dhe te kualifikuara, burgim deri ne 8  ose 10 vjet”, u shpreh ai.

Por, për rastin e sulmit ndaj gazetarit Syla, avokati Jashari u shpreh skeptik se ky kualifikim do të qëndrojë edhenë fazat e mëtutjeshme të procedurës penale.

“Nuk i di rrethanat qe kanë shtyrë prokurorinë ta ri kualifikoj këtë vepër. Jam skeptik se ky kualifikim do të qëndroj dhe ne fazat e mëtutjeshme të procedurës penale, duke qenë se në veprimet e të pandehurve, nga ajo qe kemi parë më shumë manifestohen elementet e veprës penale lëndim i lehtë ose lëndim i rëndë trupor(varet nga shkalla e lëndimit)”, përfundoi ai.

Të dyshuarit për sulm fizik ndaj gazetarit Syla u prangosën mbrëmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img