Site icon PrishtinaPress

Avokati Musa: Mungesa e paisjeve për regjistrimin e seancave krijon kushte jo të drejta gjyqësore

Mungesa e paisjeve për regjistrim të seancave gjyqësore krijon kushte për procese jo të drejta gjyqësore.

Dobësia më e madhe në proceset gjyqësore në Kosovë është mungesa e mjeteve për inçizimin e seancave. Mungesa e këtyre paisjeve krijon kushte që disa gjyqtar të regjistrojnë në proces vetëm ato çështje që i shkojnë në favor akuzës, i mundëson palëve tjera që të mbulojnë lëshimet e tyre. Thjesht mungesa e paisjeve për regjistim të seancave i dëmton palët qofshin të akuzaur apo të dëmtuar dhe krijon kushte për arbitraritet të gjyqsorit, prokurorëve dhe mbrojtësve dhe si pasojë krijohne kushte solide për procese jo të drejta gjyqlsore.

Ministria e drejtësisë duhet të investojl në të gjitha gjykatat e Kosovës në vendosjen e pajisjesve të regjistrimit të seancave sepse regjistrimi i seancave krijon kushte për procese të drejta gjyqlsore.

Vetëm gjykata e Gjilanit në Kosovë ka sallë që i plotëson kushtet për proces të drejt gjyqësor sepse regjistrimi i seancave i detyron të gjitha palët të jenë të përgjegjëshme. Me regjistrimin e seancave fiton drejtësia dhe palët qofshin të dëmtuar apo të akuzuar sepse ndalen dolloveret e gjykatësve, prokurorëve dhe avokatëve.

Exit mobile version