1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati kosovar: Prokuroria e Hagës po njollos emrat e krerëve të UÇK’së, publikimi i listës përbën shkelje ligjore

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka publikuar emrat e viktimave që pretendohet se ndërlidhen me procesin gjyqësor të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Publikimi i këtyre emrave përbën shkelje ligjore të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Këtë kod, Dhomat e Specializuara janë të obliguar që ta respektojnë.

Kështu thotë avokati Skender Musa, tutje shton se publikimi i emrave të tyre ende pa filluar gjykimi është njollosje për emrat e të akuzuarve dhe shkelje ligjore.

Sipas tij, nga ky publikim, krijohet një opinion negative për të akuzuarit sepse ende nuk është vërtetuar se këta janë fajtor.

”Është njollosur emri i tyre. Nuk është veprim i duhur për shkak se krijohet një opinion negative për të akuzuarit edhe pse këto janë pretendime se këta i kanë kryer këto vepra penale mirëpo kjo nuk është vërtetuar se këta janë fajtor. Emrat e viktima kanë mundur të mësohen  nga opinioni por përmes procedurave gjyqësore. Ky është një presion publik që po bëhet ndaj të akuzuarve nga Dhomat e Specializuara pasi ata nuk akuzohen se drejtpërdrejt kanë kryer vepra penale të vrasjes. Është një presion public që bëhet në drejtim të mbrojtjes së të akuzuarve”, deklaroi Musa.

Avokati Musa thotë se Prokuroria Speciale në Hagë nuk ka të drejt t’i bëjë publik emrat e viktimave sepse kjo nuk është e përcaktuar me Kodin Penal të Kosovës.

“Nuk kanë të drejt sepse Kodi e përcakton se seancat janë publike por nuk e përcakton se duhet publikohen emrat e palëve para se me fillu procesi gjyqësor. Ata janë të obliguar me zbatu ligjin e Dhomave të Specializuara, Kodri e procedurës Penale të Kosovës, Kodin Penal të Kosovës dhe të Ish-Jogusllavice për ngjarjet që kanë ndodhur në atë periudhë kohore si dhe Konventën Ndërkombëtar që janë për krime të luftës dhe krime kundër njerizimit“, u shpreh ai.

Një praktikë e till gjyqësore nuk ka ndodhur në Kosovë. Avokati Musa e sqaron se si është e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

Në praktiken gjyqësore të Republikës së Kosovës nuk ka ndodhur të praktikohet që të publikohen emrat e viktimave. Nuk ka ndonjë dispozitë që e parasheh të drejtën e gjykatës me i publiku emrat e palëve me procedura duke përfshi këtu edhe palët e dëmtuara e në mënyrë të veçantë viktimat. Në procese gjyqësore parashihet të jetë publike dhe të hapura më përjashtim të rasteve kur ka të bëjë me moralin e përgjithshëm apo ruajte të konfidencialitet”, thotë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img