1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Koci thotë se familja e Faton Hajrizit e ka autorizuar për tërheqjen e trupit

Familja e Faton Hajrizit, e kanë autorizuar avokatin Arianit Kocit, për tërheqjen e trupit nga Serbia.

Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga vet avokati në fjalë.

Ai tha se ka nisur menjëherë kontaktet me autoritetet e Beogradit, por edhe me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

“Sot jam takuar më nënën e Fatonit të ndjerë, më ka dhënë autorizimin, ishte së bashku me vëllain e vogël në zyre tek unë. Kam filluar menjëherë kontaktet me autoritetet në Beograd, të njëjtën kohë jam në koordinim edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorin Jetish Jashari. Deri tash disa punë i kemi kryer. Po ashtu sot kam kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore atje, ende nuk e kemi identifikuar se ku është trupi i të ndjerit. Na kanë dhënë si opsion Beogradin, Shid ose Novi Sad. Porsa ta marrë vesh këtë informacion unë do të nisem, shpresoj se nesër apo më së largu pasnesër dhe pastaj vazhdojmë tutje me procedura”, tha ai për Klankosova.tv

Avokati theksoi se nuk dëshiron që kjo punë të bëjë bujë.

“Por, sigurisht që do të kthehem bashkë me trupin etë ndjerit”, shtoi ai për Klankosova.tv

Koci shtoi se tashmë se Zyra Ndërlidhëse ka nisur kontaktet

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img