Site icon PrishtinaPress

Avokati Kërveshi: S`jam ndjerë asnjëherë më keq se kur kam përcjell Kadri Veselin për në Hagë

Avokati Kujtim Kërveshi ka kujtuar ditën kur ka përcjell për në Hagë ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në prag të përvjetorit të arrestimit të krerëve të UÇK-së, në profilin e tij në “Facebok”, Kërveshi ka shkruar se nuk është ndjerë asnjëherë më keq në jetë se sa kur e ka kuptuar se duhet ta përcjell ish-liderin e PDK-së për në Hagë.

Ai ka treguar se qysh atëherë e ka kuptuar se Veseli dhe të tjerët po shkojnë drejt një procesi të gjatë gjyqësor.

“Në ushtrimin e profesionit, kam pasur momente të vështira, psh jam dridhur në gjykatë kur motra e vëllait të vrarë në Lagjen Kristal të Pejës nxorri nga xhepi lejen e njoftimit të “Taleo-s”, e vetmja gjë që kishte mbetur nga vëllai i vrarë nga forcat serbe. raste me të buta kam pasur plotë kohë pas kohe! Por, nuk jam ndjerë asnjëherë më keq në jetë se sa kur e kuptova se më duhet ta përcjell z. Veseli për në Hagë. Me takoj kjo detyrë nga funksioni që kisha. Nëse kisha pas mundësi me e zgjedhe, nuk do ta percjellja! E kisha gjithë kohës në supe faktin se z Veseli po shkonte drejtë një procesi të gjatë e fëmijët prapa po i lente të vegjël kryesisht!”, ka shkruar Kërveshi.

Exit mobile version