-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Kërveshi-Dalibor Jevtiqit: Distancohu e kërko falje, ndryshe shihemi në Gjykatë

Kreu i Komunës së Shtërpcës dhe anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, në llogarinë e tij në “twitter” ka shkruar për rastin e plagosjes së dy të rinjve serbë muaj më parë. Jevtiq ka shprehur pakënaqësinë e tij me kualifikimin e veprës për Azem Kurtajn si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Dhe ndërsa serbët ndalohen dhe dënohen pa prova, përpjekja për të vrarë serbët kualifikohet si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka shkruar Jevtiq.

Për këtë ka reaguar avokati i Azem Kurtajt, Kujtim Kërveshi duke thënë se një reagim i tillë është ndërhyrje dhe cenim i drejtësisë.

“Mbrëmë, Kryetari i komunës së Shtërpces, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të të mbrojturit tonë, duke paragjykuar rastin dhe cenuar dinjietin e klientit tonë, për çka, ne mbrojtja e z Kurtaj nuk do të rrimë duke bërë rolin e spektatorit! Duke komentuar në Twitter, i njejti paska spekuluar ndër të tjerash se, gjoja i mbrojturi jonë paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve”, ka shkruar Kërveshi.

Avokati mbrojtës i Azem Kurtajt thotë se nuk ekziston asnjë dëshmi që Kurtaj ka shtënë në drejtim të personave të plagosur.

“Si pikë nisje, nuk ekziston asnjë dëshmi që i mbrojturi jonë ka shtënë në drejtim të të plagosurve!”, shton Kërveshi.

Ai tutje shkruan se Jevtic s’ka kompetencë profesionale për të folur rreth rastit, derisa statusin e tij e konsideron si veprim politik që ka për qëllim përfitimin.

“Jevtic nuk besoj se ka kompetencë profesionale e posacerisht nuk ka të drejtë të patagjykoj raste të cilat hynë në domenin e gjyqësorit, ti vlerësoj ato e të jap konstatime profesionale. Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetem përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë”, shprehet avokati kosovar.

Kërveshi e ka ftuar Jevticin që të distancohet nga gjuha toksike që ka përdorur në reagimin e tij dhe që të kërkojë falje, përndryshe e ka paralajmëruar për përballje në gjykatë.

“I njejti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa sërbët i paraburgosin dhe denojnë pa prova, tentim vrasja ndaj sërbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshem”

Ky zotëriu për këtë deklakratë do të procedohet ligjerisht nga mbrojtja e z. Azem Kurtaj.

Me këtë rast, kushdo, kurdo dhe ku do që tenton me e etiketu z Kurtaj, me ndërhy në drejtësi, me e ofendu dhe/ose me shpifë dhe të fyej z. Kurtaj, ne do të kërkojmë që drejtësia të flas përshtatshmerisht dhe pa paragjykim, për aq sa ne na takon.  Si mbrojtje e z Kurtaj, as këtë deklarim e asnjë veprim të ardhshëm nuk do e tolerojmë dhe do e adresojmë sipas ligjit.E ftojmë z. Jeftic të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë!”, ka përfunduar Kujtim Kërveshi./Express/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img