Site icon PrishtinaPress

Avokati i Veselit përplaset me gjyqtarin, indinjohet pse po mbyllen seancat

Avokati Ben Emmerson, kryesori i mbrojtjes së Kadri Veselit në Speciale ka pasur një përplasje me kryetarin e Trupit Gjykues, Charles Smith.

E njëjta ndodhi sot, teksa Emmerson pati kritika të ashpra për mbajtjen e seancave të mbyllura.

Sipas tij, fajin kryesor për këtë e ka prokuroria dhe jo mbrojtja.

“Çdo deivjim nga kjo është rezultat i kërkesës së Prokurorisë, i aprovuar nga trupi gjykues. Ju mund të mos e keni këtë qëllim, por pasi është një nga gjërat e pakta që publiku mund t’i shikojë, është formuluar se mbrojtësit janë fajtorë për këtë. Nuk kemi krijuar probleme të tilla sepse kemi qenë në seanca private. Përshtypja që mund të krijohet publikut nga urdhri që dhatë, është se mbrojtja jemi pajtuar me këtë situatë që është krijuar me këtë situate. Ka pasur momente kur janë përmendur emra, ka pasur shkelje të paqëllimshme dhe kanë krijuar problem, dhe duhet të kemi parasysh që të mos kemi këto lloj shkelje”, tha ai.

Exit mobile version