1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Thaçit: Qeveria e Përkohshme nuk u bë, siç tha ZPS për ta “shfrytëzuar vakuumin e pushtetit”

Gregory Keohe, avokati i ish-Drejtorit Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar argumentin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar të thënë në seancën hapëse të gjyqit se qeveria e përkohshme e Kosovës pas luftës u themelua si shfrytëzim i hapësirë.

“Qeveria e Përkohshme nuk u krijua për ta shfrytëzuar vakuumin e pushtetit. U bë me nxitjen e ShBA-së dhe ndërkombëtarëve si kornizë bazë për ndërtimin e infrastrukturës në Kosovë”, ka thënë Keohe në seancë.

“Kjo qeveri nuk i krijua që UçK ta merrte me forcë kontrollin e Kosovës”.

Keohe ka përmendur se Qeveria e Përkohshme ishte strukturë gjithëpërfshirëse edhe me anëtarë të LDK-së.

“Supozohej që të ishte e përkohshme deri në zgjedhje të lira. Qeveria e Përkohshme nuk ishte plani i Thaçit për ta shfrytëzuar vakuumin e pushtetit. ShBA-së donte që të kishte një qeveri të përkohshme që funksiononte në harmoni me subjektet ndërkombëtare./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img