-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Thaçit: Prokuroria s’ka prova se Thaçi ka dhënë urdhra për kryerjen e krimeve

Avokati i Thaçit, Luka Misetiq, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova se klienti i tij u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK-së për “kryerjen e krimeve”.

Misetic tha se ZPS nuk ka asnjë provë se ka pasur linja të raportimit mes Thaçit dhe njësive të UÇK-së.

“Prokuroria nuk paraqet prova që Thaçi u ka dhënë urdhra ushtarëve të UÇK”, tha ai.

Ai po ashtu tha se gjatë Qeverisë së Përkohshme, Thaçi, pavarësisht se ishte kryeministër, ashtu siç u parapa me marrëveshjen në Rambuje, ai nuk kishte “pushtet ligjor dhe politik”, pasi ky pushtet ishte në duart të UNMIK-ut.

“Nuk kishte pushtet real dhe asnjëherë nuk kishte kontroll efektiv”, tha Misetic.

Misetic citoi një raport të grupit të krizës nga nëntori i vitit 1999, që sipas tij, dëshmon që Hashim Thaçi nuk ka qenë i kënaqur me krimet që po kryheshin pas luftës.

“Udhëheqësit e UÇK-së vazhdimisht u kanë bërë thirrje serbëve që të qëndrojnë në Kosovë”, tha avokati mbrojtës.

Mbrojtja publikoi edhe një deklaratë të vjetër të Thaçit ku dëgjohet duke thënë se ata nuk kanë luftuar për ta spastruar Kosovën etnikisht dhe se ai beson që “popullata serbe nuk i ka kryer krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë”

“Ne duhet të kuptojmë që edhe serbët duhet të jetojnë në Mitrovicë, ata që nuk kanë bërë krime ata që nuk kanë vrarë njerëz. Kosova është e kosovarëve”, dëgjohet duke thënë Thaçi në një incizim të 26 qershorit 1999.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img