Site icon PrishtinaPress

Avokati i të dyshuarit për vrasjen e nënës kundërshton paraburgimin: Duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik

Prokuroria ka intervistuar të dyshuarin e arrestuar për vrasjen e nënës së tij në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar Asden Mekaj avokati mbrojtës i të dyshuarit.

“Ajo që ndodhi sot është procedurë standarde në secilin rast, pra prokuroria kërkoj masën e paraburgimit, unë kundërshtova duke arsyetuar se klienti im duhet të shkojë në ekzaminim urgjent psikiatrik”, ka thënë Mekaj për Insajderin, derisa ka konfirmuar se janë në pritje të vendimit nga Gjykata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Pejë, në rrugën ‘Mbreti Zog’, të lagjes ‘Kaeshnica’. E ndjera është mbytur në shtëpinë e saj.

Derisa 59 vjeçarja nga Peja, Hyrije Broqi Hyseni, pritet të varroset sot rreth orës 17:00.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në varrezat e qytetit në Pejë, ka njoftuar familja, e cila sot ha hapur dyert e mortit./PrishtinaPress/

Exit mobile version