Site icon PrishtinaPress

Avokati i Ramushit takohet me Hashim Thaçin (Foto)

Avokati Arianit Koci ka realizuar gjatë ditës së sotme një vizitë tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi, por jo në lidhje me ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Koci pas vizitës ka publikuar një fotografi ku ka theksuar se iniciativa e Presidentit për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet përkrahur, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Uniteti i paparë deri me tani i qytetarëve, për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duhet të reflektohet edhe te politikanët.

Iniciativa e Presidentit duhet përkrahur!

Exit mobile version