10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit përkrah martesat e gjinisë së njejtë: Marrëdheniet familjare t’iu njihen sikur personave të gjinisë së kundërt

Institucioni i Avokatit të Popullit përmes një opinioni ligjor thotë sa i përket Kodit Civil konstaton se marrëdhëniet familjare në mes të personave të gjinisë së njëjtë duhet të njihen dhe definohen pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikur personat e gjinisë së kundërt. 

Në këtë opinion të Avokatit të Popullit thuhet se Kushtetua e Republikës së Kosovës duke mos e përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e “burrit dhe gruas”, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi nga martesa i personave me gjini të njëjtë paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual.

Opinioni i Avokatit të Popullit:

 Avokati i Popullit, në pajtim me kompetencat dhe përgjegjësitë, të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligjet përkatëse, publikon opinionin dhe qëndrimet e tij lidhur me njohjen e marrëdhënieve familjare të personave me sekse të njëjta.

Nëpërmjet këtij opinioni, Avokati i Popullit vë në pah garancitë kushtetuese që i ofron Kushtetuta e Republikës së Kosovës për respektimin e jetës private dhe familjare, e po ashtu mbrojtjen nga diskriminimi në bazë të orientimit seksual për secilin qytetarë të Republikës së Kosovës.

Avokati i Popullit shprehë qëndrimin e tij se marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta, të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, ashtu sikur që e garanton Kushtetuta dhe në pajtim me Ligjin Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikur për personat me sekse të kundërta.

Avokati i Popullit vlerëson se Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke mos përcaktuar shprehimisht se e drejta e martesës është e drejtë e “burrit dhe gruas”, nuk paraqet asnjë pengesë për të konstatuar se privimi i personave me sekse të njëjta nga e drejta e martesës, paraqet shkelje të së drejtës për të mos u diskriminuar në bazë të orientimit seksual.

Për më tepër, Avokati i Popullit vlerëson se formulimi aktual i Projektkodit Civil për lejimin e bashkësive të regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta, pa e definuar qartë se çfarë paraqet një bashkësi e regjistruar civile dhe duke përcaktuar se kushtet dhe procedura për njohjen e këtyre bashkësive të rregullohen me ligj të veçantë, nuk paraqet zgjidhje dhe nuk i reflekton të drejtat e garantuara me Kushtetutë.

Avokati i Popullit, në mes tjerash, vlerëson se Projektkodi Civil në kuadër të rregullimit të marrëdhënieve familjare, të përcaktojë shprehimisht njohjen e marrëdhënieve të personave me sekse të njëjta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img