12.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit nis hetimet lidhur me vdekjen e vajzës 4-vjeçare nga Gjakova

Avokati i Popullit ka thënë se me shqetësim ka përcjellë lajmin e raportuar në media për vdekjen e 4-vjeçares.

Përmes një njoftimi, Avokati i Popullit ka bërë me dije se ka nisur hetimet lidhur me rastin, teksa u ka bërë thirrje institucioneve që të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.

“Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi. Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvillojë hetimet lidhur me rastin dhe do tё monitorojë atë nga afër dhe në vazhdimësi në mënyrë që tё sigurojë se tё gjitha institucionet përgjegjëse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj”, thuhet nga Avokati i Popullit.

Vajza nga Gjakova vdiq më 19 shkurt, ndërsa ishte dërguar në Spital të Gjakovës në orët e vona të 16 shkurtit.

Familjarët e vajzës kanë akuzuar për neglizhencë të mjekëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img