1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit: Ligjin për Zgjedhje do ta dërgojmë në Kushtetuese

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në një konferencë për media ka bërë të ditur se do ta dërgojnë në Kushtetuese, Ligjin për Zgjedhjet.

Qelaj para gazetarëve tha se lidhur me këtë i ka dërguar letër edhe presidentes Vjosa Osmani.

“Unë kam njoftuar të gjithë të pranishmit, në mënyrë publike që jemi duke e shqyrtuar mundësinë e nënshtrimit të vlerësimit të kushtetutshmërisë të këtij ligji në raport me listat zgjedhore të subjekteve politike ngase logjikisht edhe në aspektin praktik Avokati i Popullit konsideron se është e domosdoshme…”, tha ai, duke shtuar se Ligji për Zgjedhjet ka kaluar në një seancë pa një diskutim publik dhe pa e përfshirë një aspekt të rëndësishëm, atë të barazisë gjinore.

Ai shtoi se i kanë dhënë mundësinë Qeverisë dhe Kuvendit që deri në afatin e ushtrimit të kërkesës në kushtetutshmërisë të bëhet amandamentimi i Ligjit.

Avokati i Popullit tha më tej se vendi këtë vit u ballafaqua me situata të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të sigurisë në veri të vendit.

Qelaj bëri të ditur se gjatë vitit 2023, kanë pranuar mbi 1500 ankesa nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme.

“Prej 230 rekomandimeve vetëm 40 janë zbatuar, shtatë rekomandime janë pjesërisht të zbatuara dhe numri tjetër 183 janë në pritje për zbatim. Normalisht qysh në janar ne kemi me intensifikuar angazhimin tonë me pa se cilat kanë qenë faktorët që kanë ndikuar me pas rënie të zbatimit të rekomandimeve”, theksoi Qelaj.

Duke folur për trajtimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Qelaj tha se të njëjtëve iu janë shkelur të drejtat sa i përket kufizimit të vizitave të familjarëve.

“Prej se kam mandat si Avokat i Popullit nuk kam pasur komunikim të duhur me Avokatin e Popullit të dhomave të specializuara. Në fillim të vitit 2021 kam pasur një komunikim me të njëjtin, ai ka qenë online për shkak të masave të pandemisë, kam kërkuar të takojë në Hagë, por më është thënë se nuk ndodhet në Hagë dhe deri sot nuk kam komunikim atë.

Në lidhje me atë se a paraqet dhe a cenon të drejtat e njeriut masa për kufizim të vizitave, unë besoj se mbi bazën e përgjegjësive që kam që të drejtat minimale që duhet t’i ketë një i burgosur gjatë kohës sa mbahet në burg janë të rëndësishme dhe domosdoshme me u respektu. Cenimi i privatësisë së vizitave për mua paraqet problem dhe shqetësim”, theksoi Qelaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img