Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe një grup organizatash nga shoqëria civile e kanë dënuar dhunën fizike që ka ngjarë sot në Kuvendin e Kosovës.
“Avokati i Popullit dhe Forumi i organizatave të shoqërisë civile dënojnë dhunën fizike që ndodhi sot gjatë seancës në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në deklaratën e tyre.
“Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile, të këtij forumi, bëjnë thirrje që të gjithë të përmbahen nga gjuha që nxit urrejtje dhe dhunë, të kujdesemi që me veprimet tona të krijojmë ambient të respektit, tolerancës dhe debatit konstruktiv që ndihmon në përmbushjen e misionit për të përfaqësuar interesat e popullit dhe të vendit”.
“Ngjarjet e këtilla nuk guxojnë të përsëriten më asnjëherë sepse kanë pasoja të rënda për qytetarët dhe nuk janë në të mirë të vendit. Organizatat e Shoqërisë Civile, pjesë të Forumit të krijuar nga Avokati i Popullit, që morën pjesë në takimin e së enjtes,
Rrjeti i Grave të Kosovës Handikos Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS)
Artpolis Community Development Fund (CDF)
Center for Social Group Development (CSGD)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të torturës (QKRMT)
Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore SOS Kosova CEL