-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit bisedon me Pantiç: S’ka ankesa, po merr medikamentet adekuate për trajtim të tensionit

Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj bashkë me zëvendësit e tij Marija Radulovic dhe Niman Hajdari kanë realizuar sot një video-takim me Dejan Pantiç, ish-policin të cilit i është caktuar masa e paraburgimit dhe që po mbahet pikën kufitare në Jarinje në pamundësi për t’u transferuar në ndonjë qendër paraburgimi shkaku i situatës së krijuar dhe tensioneve e barrikadave. 

Siç thuhet në shkresën e Avokatit të Popullit, Pantiç s’ka pasur ankesa për trajtimin nga Policia e Kosovës. Pantiç ka dhe avokat mbrojtës dhe ka zhvilluar edhe takim online me të, derisa më 22 dhjetor ka biseduar edhe përmes telefonit.

“Familja është njoftuar për faktin se ai u arrestua dhe iu shqiptua masa e paraburgimit. Deri më tani nuk ka realizuar takim me ta, pasi që takimet dhe telefonatat janë subjekt i lejes nga gjykata kompetente”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit. 

Ndërkohë sa i përket gjendjes shëndetësore, Pantiç ka treguar se vuan nga tensioni, por që është duke e marrë terapinë adekuate.

“ Ai po ashtu po i përdorë medikamentet që i kishin sjellë familja e tij. Ai theksoi se atij iu sigurua edhe shtrati për të fjetur dhe se i është dorëzuar vendimi gjyqësor për caktimin e masës së paraburgimit”.

“Ai ka kërkuar që ti lejohet vizita nga avokati mbrojtës dhe familja, dhe që të akomodohet në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë dhe jo në ndonjë qendër tjetër.Avokati i Popullit falënderon Policinë e Kosovës për mundësimin e këtij kontakti edhe përkundër kushteve të jashtëzakonshme në të cilat po punojnë. Avokati i Popullit kërkon nga të gjitha organet kompetente që të bëjnë maksimumin e tyre që z. Pantiç të trajtohet në pajtim me legjislacionin duke respektuar të gjitha të drejtat që i takojnë”, përfundon njoftimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img