2.2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i PDK-së: Osmani ta dekretojë Kryeprokurorin e ri, ose “shkon në shtëpi”

Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi Partinë Demokratike të Kosovës në rastin kundër ligjit për Këshillin Prokurorial, i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që ta dekretojë Blerim Isufajn Kryeprokuror.

Ai deklaroi se nëse Osmani nuk ndërmerr ndonjë veprim, PDK do ta dërgojë në Kushtetuese, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai në T7.

Fetahu shtoi se tani presidentes Vjosa Osmani i mbeten dy rrugë, njëra prej të cilave tha se Osmanin “mund ta çojë në shtëpi”.

“Presidentja tanimë i ka dy rrugë. Deri tash nuk kishte fakte për dekretimin e Blerim Isufaj, por thjesht u përpoq të arsyetonte se ne po sigurohemi nëse kandidatët ankues kanë shteruar mjetet. Por kjo nuk është kush. Nuk shkruan askund, pasi nuk mund të presësh 5 vjet për të kryer Gjykatën Kushtetuese. Sot i ka dy zgjidhje. Ose ta dekretojë atë, ose mosdekretimin e tij, që gjithsesi është shkelje kushtetuese. Është shkelje serioze kushtetuese me të cilën presidentja shkon në shtëpi”, shtoi ai, transmeton Express.

“Së pari PDK ka 18 deputetë. E dini se për ta dërguar presidenten në Kushtetuese duhen 30 deputetë. Është komplekse si situatë. Nuk ka as kompetencë që tregon për mos veprimin e Presidentes. Këtu duhet të merren edhe arsye nga shtetet perëndimore”, përfundoi ai.

Kujtojmë se tashmë gati një vit, Kosova është me ushtrues detyre të kryeprokurorit të shtetit. Që nga prilli i 2022-ës, Presidentja Osmani nuk ka vendosur lidhur me kandidatin për kryeprokuror, i propozuar nga Këshilli Prokurorial. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img