-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Naser Pajazitajt: Prokuroria është problemi, në Strellc të Ulët kanë qenë edhe 5 vetura të njëjta

Ahmet Tahiri avokat i Naser Pajazitajt ka folur në emisionin FRONTAL të T7 pasi Gjykata Supreme e ka liruar klientin e tij nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, raporton Gazeta Express.

Tahiri ka thënë se e kupton familjen e Donjeta Pajazitajt, por thotë se është detyrë e tij që të mbrojë klientin e tij. Sipas Tahirit Gjykata Supreme e ka vërtetuar sot që Naser Pajazitaj është mbajtur në burg për shtatë vjet pa asnjë provë.

“Unë Shkëlqimin e kuptoj se e ka humbur motrën. Mirëpo detyra jonë është ta mbrojmë klientin tonë. Ky vendim i Supremes vërtetoi që Naser Pajazitaj është mbajtur në burg për shtatë vjet pa asnjë provë”, ka thënë ai në Frontal.

Tutje sipas avokatit, raporti nga vendi i ngjarjes dhe kamerat për të cilat flet vëllai i Donjeta Pajazitajt kanë vërtetuar që Donjeta Pajazitaj nuk ka qenë në veturën e Naser Pajazitajt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img