0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Nacionales: RTK-në e pret gjykimi meritor e i paparagjykuar nga gjykata

Avokati i Gazetës Nacionale Kujtim Kërveshi, ka reaguar pasi portali kontraverz e editoi dy herë brenda ditës lajmin për Nacionalen; njëherë duke e fshirë pjesën ku përmenden mediumet, e duke e rikthyer sërish.

Sipas Avkatit Kërveshi, tashmë kërkim falja nuk mjafton. Meqenëse me këtë artikull të publikuar në portalin boshnjak, e të dhënë në ëeb-faqen e RTK-së, si dhe në Lajmet Qëndrore të RTK-së, është rrezikuar jeta e gazetarëve që punojnë në mediumet e përmendura, Avokati Kërveshi ka pralajmëruar RTK-në se e pret gjykimi meritor e i paparagjykuar nga gjykata.

E plotë:

Pak rreshta pasi Slobodna Bosna i paska hangër fjalët për Nacionale-n

Në cilësinë e Shoqërisë së Avokatisë, Kërveshi & Partners Laë Firm të autorizuar nga Nacionale, theksojmë se për Nacionale-n, kërkim falja nuk mjafton tani, edhe pse do të tregonte një grimcë profesionalizmi te mbetun, në Nacionale me lajmin shpifes nuk është demtuar vetëm mediumi dhe pronari, janë ndjerë me të drejtë të shpifur gjithë ata gazetare dhe gazetar të shkelqyeshem po ashtu! 

Shpifja e tillë ka rrezikuar jetet e tyre po ashtu! Edhe pse, ne e dimë se gazetarët janë të gatshëm të përballen me sfida si këto, megjithatë, një lidhje e tillë me financim të mediumit Nacionale nga fondet e Serbisë është përtej çdo tolerance dhe pikërisht thirrje për nxitje përtej shpifjes! 

RTK mund ta minimizonte demin me kerkim falje, por gjykimi nga gjykata e pret RTK-në meritorisht dhe pa paragjykim! 

Andaj, sic e don rendi e kuvendi, shihemi në gjykatë pa marrë parasysh minimizimet e kërkim falijet e mundshme!

Një shoqëri që mbron lirinë e medias është shoqëri që mbron gurëthemelet e lirisë së vet ekzistencës së shoqërisë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img