-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Lushtakut: Polici ka provokuar, sulmuar dhe ekspozuar armën

Avokati i njërit nga të dyshuarit në lidhje me rastin e sulmit ndaj dy policëve të Kosovës në Skenderaj, Haxhi Millaku ka thënë se polici i cili pretendohet të jetë sulmuar nga Lushtaku, është një polic i cili ka një të kaluar jo të pastërt, sipas Millakut.

Për RTV Dukagjini, avokati i Arif Lushtakut, Millaku ka thënë se ka qenë polici ai i cili ka tentuar të provokojë të dyshuarit duke ekspozuar armën, gjë e cila sipas tij, është në kundërshtim me ligjin.

“Është krijuar një përshtypje e gabuar që ai polic është provokuar, është sulmuar apriori, ndërsa është e kundërta, polici ka provokuar, ka sulmuar, ka ekspozuar armën, ka paraqitur situatë të rrezikshme, kështu që nuk ka vepruar konform rregullave dhe dispozitave që i ka Policia e Kosovës”, ka thënë Millaku për RTV Dukagjinin.

Më herët të hënën, ish-gjenerali dhe njëherësh, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku është dorëzuar në polici pas urdhërit për ndalimin e tij nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img