-3.2 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i kryeshefit të KEK-ut: Vetë Krasniqi e ka shkëputur kontratën

Virtyt Ibrahimaga, avokati i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se kanë dorëzuar ankesë kundër vendimit të shkallës së parë në lidhje me masën e paraburgimit, duke bërë kërkesë që Krasniqi të lirohet nga masa e paraburgimit.

Ai tha se nga aspekti ligjor, kërkesa për paraburgim s’ka asnjë provë e cila arsyeton se kryeshefi i KEK-ut ka kryer ndonjë vepër penale.

“Kontrata për riparimin e kaldajës për të cilën dyshohet se e ka nënshkruar dhe e ka keqpërdorë detyrën, ajo kontratë është shkëputur dhe nuk është realizuar. Për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nevojitet që një person tjetër të përfitojë diçka, e në këtë rast nuk është bërë asnjë pagesë dhe askush, asgjë s’ka përfituar”, është shprehur Ibrahimaga në “Info Magazine”.

Më tej, Ibrahimaga tha se kontrata me kompaninë greke “ERGOTEM SA”, është shkëputur nga vetë Krasniqi.

“Kompania është e listuar në BERZ, është kompani serioze, e në ndërkohë ajo kompani s’ka mundur që të performojë shpejtë, ndërsa kryeshefi vetë më datë 20.03.2023 e ka shkëputur kontratën. S’ka bërë asnjë pagesë dhe riparimi ka vendosur që të bëhet me punëtorë të KEK-ut. Kontrata është shkëputur sepse nuk është paguar një garancion në kohë. Kjo është arsyeja dhe prej kësaj kontrate s’ka përfituar askush”.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img