Site icon PrishtinaPress

Avokati i kryeshefit të KEK-ut: Po mbahet në paraburgim pa dyshim të pazuar, veç pse iu bë gjyqi publik

Virtyt Ibrahimaga, avokat i kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se klienti i tij po mbahet në paraburgim “pa dyshim të bazuar”.

“Nuk mundesh dikujt me ia heqë lirinë, vetëm pse po dyshon diçka”, tha avokati tha në Frontal në T7.

Sipas tij, Krasniqi po mbahet në paraburgim pasi atij iu bë “një gjykim publik”.

“Paraburgimi ka ndodhë sepse është bërë një gjykim publik”, tha Ibrahimaga.

“Paraburgimi nuk mund të ekzekutohet nëse nuk ka dyshim të bazuar. Paraburgimi është bërë pa dyshim të bazuar”, tha ndër tjerash avokati.

Nagip Krasniqi është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës, ushtrimit të ndikimit dhe konflikit të interesit. Një njësi e veçantë e hetimeve ia bastisi atij zyrën dhe dy banesa në Prishtinë.

 

Exit mobile version