7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Klea Prengës: Ka pranuar sërish kërcënime, është në gjendje të rënduar

Avokati i Klea Prengës ka deklaruar se klientja e tij ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Teksa ishte i ftuar në një intervistë për TN, avokati i Kleas, Alfred Duka ka deklaruar se edhe pse dy motrat u dorëzuan në polici, nuk ka pasur asnjë tentativë për të komunikuar. Madje, avokati shtoi se Klea ka marrë vazhdimisht kërcënime.

Dëmtimet në fytyrën e saj të shkaktuara nga dhuna e motrave Berisha, avokati tha se përcaktohen nga organet kompetente si shëmtim i përjetshëm.

Blogerja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, është e tronditur. Dëmtimet përcaktohen si shëmtim i përjetshëm. Ka pasur edhe disa mesazhe pas ngjarjes që i ka kallëzuar. Unë jam avokati i saj, i zonjës Klea që pak ditë pas ngjarjes, përfaqësimin e kam paraqitur në organin e akuzës”.

Nuk ka pasur asnjë përpjekje apo tentativë për të komunikuar dikush me mua apo me Klean. Kërcënimet kanë dy natyra, nëse kërcënimi ndodh post traume, impakti është më i rëndë”, u shpreh avokati.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img