1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i familjes së Artan Zymberit: Kam fakte të pakontestueshme, familja e zhgënjyer nga shteti norvegjez

Afrim Taraku, avokati i familjes së Artan Zymberit, shtetasit norvegjez me prejardhje nga Kosova që vdiq në një burg serb, e ka quajtur të tmerrshëm rastin e tij.

Madje Taraku ka thënë për Klankosova.tv që familja e Zymberit është e zhgënjyer me shtetin e Norvegjisë.

“I kam pranuar raportet. Në 6 muajt e fundit e kam hulumtuar rastin. Mund t’ju them se rasti eshte i tmerrshem”, ka thënë Taraku

“Çështja është pak komplekse. Jam duke punuar në raportin final, me detaje të hollësishme dhe të panjohura deri më tani për opinionin. Raportin në muajin maj do t’ia dorëzoj edhe Ministrisë së Drejtesisë në Kosovës dhe do t’i koordinojme veprimet e mëtutjeshme”.

Taraku ka deklaruar që ka material të pakontestueshëm, duke e ritheksuar që ndaj Zymberit është ushtruar dhunë fizike dhe psikike deri në fund.

“Lidhur me rastin ndihmë është dhënë edhe nga ministrja e Drejtesisë Albulena Haxhiu. Ka shumë hollësi. Në muajin qershor familja edhe ekipi mbrojtës do të qëndrojnë në Kosovë. Kam material të pakontestueshëm. Kam punuar shtatë muaj që të arrij deri këtu. Artani ka qenë viktimë. Padyshim ka pasur dhunë e tmerr deri në çastin e fundit, dhunë fizike dhe psikike”.

“Familja është shumë e zhgënjyer me shtetin norvegjez”, ka përfunduar Taraku.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img