Site icon PrishtinaPress

Avokati i familjes për Arbër Sejdiun: Ai hyri 22 herë në dhomën ku mbahej Marigona Osmani

Gazmend Rexhepi, avokat i Marigona Osmanit, e cila u vra mizorisht nga partneri i saj, ka folur rreth dënimit të sotëm të Dardan Krivaqës me burgim të përjetshëm dhe Arbër Sejdiut me 15 vjet burgim.

Përderisa është i kënaqur me dënimin e Krivaqës me dënim të përjetshëm, avokati thotë se akuza ndaj Sejdiut është dashur të rikualifikohet, sepse videoxhirimet nga banesa ku u vra Marigona, sipas avokatit, dëshmojnë se krimi u bë në bashkëkryerje nga Sejdiu.

“I akuzuari i dytë [Arbër Sejdiu] brenda 30 orëve, hyn në dhomë 22 herë në dhomën ku gjendet e ndjera. Diku dy herë hyn në dhomë, kur s’gjendet as i akuzuari i parë [Krivaqa]”, ka thënë avokati.

“Ky duket si koordinator aty, krejt duke e përcjell situatën. shumë më shumë qasje ka ai nëpër video xhirime, se sa i akuzuari i parë [Krivaqa]”, ka thënë avokati në Frontal.

“Duket e pakapshme, që ai ka thënë se nuk i ka dëgjuar, gjithë ato lëndime që i ka pasur e ndjera. Gjithë ato rënkime dhe i akuzuari i dytë ka thënë se nuk i ka dëgjuar”,

Të gjitha këto, sipas avokatit, dëshmojnë se Sejdiu ka qenë në bashkëkryerje të krimit.

Exit mobile version