-2.9 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Fadil Kodrës: Vendimi për shkarkimin e tij e ka vulën e Albin Kurtit

Faton Fetahu, avokat i Fadil Kodrës, ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë “shkelje flagrante e të drejtave të njeriut”, me shkarkimin e klientit të tij nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME).

Avokati beson se ky vendim në fakt u mor nga kryeministri Albin Kurti.

“Një vendim i tillë është i projektuar, i dirigjuar dhe e ka edhe vulën e kryeministrit”, tha ai në Frontal të T7.

Fetahu tha se Kodra “s’ka pasur asnjë vërejtje për punën e tij.

“Përkundrazi, ka vetëm raporte pozitive dhe vlerësime vendore dhe ndërkombëtare për punën e tij”, tha ai.

Avokati tha se nuk i dinë ende arsyet e shkarkimit të Fadil Kodrës, njërit prej bashkëluftëtarëve të parë të Adem Jasharit.

Ndiqeni këtu emisionin Frontal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img