2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Hooper: Nuk pranojmë burgosjen e Thaçit, do të aplikojmë për lirim me kusht

David Hooper, avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi ka kërkuar sërish lirimin me kusht të Thaçit.

Hooper ka thënë se është mirë që të aplikohet lirimi i tij me kusht dhe se nuk pranojnë kriteret për burgosjen e tij.

“Në seancën e parë, javën që shkoi e thamë qartë që nuk pranojmë në asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi që parashikohet në nenin 41. Në këto rrethana është synimi ynë të aplikojmë për lirimin e tij me kusht. Modalitetet ose mënyrat se si duhet realizuar ky ushtrim, është të kemi nxjerrjen e plotë të argumenteve që u janë dhënë në dispozicion sa i takon urdhër-arrestit lidhur me rastin në fjalë. Kam marrë një version dhe në këtë dokumentacion ka redaktime të çuditshme, redaktime të tilla nuk mund të justifikohen. Referencat tregojnë për keq-sjellje të pretenduara të zotit Thaçit dhe emrat e dëshmitarëve janë të redaktuara ndërkohë deklaratat e tyre janë të kuptueshme. Po ashtu kërkoj që të gjitha provat të jenë të cituara në fund të faqes”, ka thënë Hooper.

Ai ka thënë se ka pranuar urdhërarrestin e lëshuar nga Specialja ndaj Thaçit, por sipas tij, aty ka pasur redaktime, andaj ka kërkuar që t’i dorëzohen argumentet e përdorura në urdhërarrestin ndaj Thaçit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img