-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Halilaj: Specialja ose i dënon të gjithë, ose i liron

Avokati Gazmend Halilaj, shprehet se nuk ka mundësi të ndodh që Gjykata Speciale në Hagë të lirojë dikë nga katërshja ish-udhëheqëse e UÇK-së, e dikë tjetër ta dënojë.

“Rasti ka filluar, gjykimi më nuk veçohet pjesë pjesë, përndryshe vetëm nëse njëri prej tyre sëmuret. Nuk ndahet, aty do të vendoset një aktgjykim meritor, mund të jetë fajësues apo lirues. Asnjëri nga ta, nuk do të lirohet, apo dënohet para tjetrit. Krejt kjo vendoset në një aktgjykim në një moment final”, deklaroi ai.

Halilaj tutje në “Kosova Today” tha se Jakup Krasniqi, nuk ka qenë zëdhënës, por sipas tij ai ka pasur një rol kryesor.

“Nuk ka qenë Jakup Krasniqi, vetëm një zëdhënës që ia ka dhënë dikush disa letra të i lexojë. Jakup Krasniqi ka pasur rol kryesor, e në veçanti lidhur me Qendrat e Ndalimit, apo burgjet që kanë funksionuar. A është fajtor, a jo, është çështje tjetër”.

Pas plot pesë vjet hetimesh, ish-komandanti i Zonës Operative të Nerodimes, Shukri Buja, është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img