0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Avokati: Besnik Berisha nuk ka lidhje me gjashtë të arrestuarit e tjerë

Naim Rudari, avokat mbrojtës i Besnik Berishës, avokatit të arrestuar të enjten në një aksion të realizuar nga Policia dhe Prokuroria e Ferizajt, ka thënë se klienti i tij nuk njihet me gjashtë të arrestuarit e tjerë.

Në një deklarim për Paparacin të premten, Rudari ka deklaruar se në rastin e avokatit Berisha ka ndikime nga jashtë.

Ai ka thënë se arrestimi dhe ndalimi i avokatit Berisha është kryer “pa u bazuar në asnjë provë.”

“Asnjë veprim nuk mbështetet mbi bazën e provave. Ne e kemi pyetur prokurorin e shteti se mbi cilën bazë është urdhëruar ndalimi, bastisja e pronës së klientit tim, por ai nuk ka qenë në gjendje të konstatojë se mbi çfarë bazë është kryer arrestimi dhe ndalimi”, tha Rudari.

Ai tha se Besnik Berisha nuk ka lidhje me asnjërin nga të arrestuarit e tjerë në operacionin policor të së enjtes.

Edhe Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) e ka cilësuar cenim të dinjitetit dhe sigurisë së profesionit të avokatëve, rastin e arrestimit të avokatit Berisha.

“OAK, sjell në vëmendje se ndalimi i avokatit dhe caktimi i ndonjë mase me heqje lirie, pa një bazë ligjore të fortë cënon rënd dinjitetin dhe sigurinë e profesionit të avokatit, sepse mund të prodhoj pasoja të cilat nuk mund të rikuperohen, nëse nuk arrihet të vërtetohet dyshimi i bazuar”, thuhet në njoftim.

“Andaj, OAK kërkon që hetimi dhe procedurat ligjore të jenë ashtu siç parashihet me ligj, dhe pa ndikime apo paragjykime tjera të mundshme”.

Avokati Besnik Berisha dhe gjashtë persona të tjerë janë arrestuar të enjten nën dyshimin për tri vepra penale.

Pas ndalimit prej 48 orësh në polici, ai  është dërguar për trajtim në Klinikën e Kardiologjisë të enjten pasdite.

Prokuroria Themelore ka njoftuar se ata dyshohen për veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Prokuroria ka njoftuar se janë kontrolluar e pastaj edhe sekuestruar përkohësisht shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të katër të arrestuarve dhe dy personave të tjerë të dyshuar.

Sipas policisë të arrestuarit e tjerë përveç Berishës janë personat me iniciale N.Xh., I.S. dhe R.C..

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img