-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Avokati: Apeli ende s’ka marrë vendim në rastin e Nagip Krasniqit

Gjykata e Apelit nuk ka marrë akoma vendim në rastin e kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili u arrestua më 19 prill nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare, ushtrimit të ndikimit dhe konfliktit të interesit dhe që nga ajo kohë po qëndron në paraburgim.

Avokati i Krasniqit, Virtyt Ibrahimaga tha për Gazetën Express se janë në pritje të një vendimi nga Gjykata e Apelit.

“Jemi në pritje të Apelit, u desht me nxjerr vendim, por nuk ka nxjerrë ende”, tha avokati për Gazetën Express.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqi, pasi dyshohet për kryerjen e tri veprave penale. Kundër këtij vendimi, mbrojtja e tij ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit.

Njësia e Veçantë e Hetimeve kishte bastisur zyrën e Krasniqit në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, “me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura”, ka njoftuar prokuroria.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre (3) kompjuter, një (1) llap-top, një (1) celular, një (1) USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, ka njoftuar prokuroria.

Disa ditë më vonë, Bordi i Drejtorëve të KEK-ut mori vendim për pezullimin e Nagip Krasniqit nga detyra e punës së kryeshefit ekzekutiv, me efekt të menjëhershëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img