Site icon PrishtinaPress

Avokatët: Vettingu duhet të kryhet sivjet

Sistemi i drejtësisë edhe në këtë vit do të vazhdojë të përballet me sfida të njëjta, përderisa avokatët po kërkojnë që Vettingu të përfundojë sivjet. Përfundimin e këtij procesi ata po e lidhin me kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi si dhe zvarritjen e shqyrtimit të rasteve nëpër gjykata.

Avokati Yll Zekaj, tha se Vettingut është një prej prioriteteve kryesore edhe në këtë vit. Zeka thotë se ky proces duhet të finalizohet edhe pasi tashmë e ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias.

Ai po kërkon edhe zbatimin e strategjisë për energjinë të miratuar nga Qeveria vitin e kaluar.

“Besoj se ndër prioritet e sistemit të drejtësisë për këtë vit e të cilat faktikisht kanë dal si rezultat edhe nga puna e viteve të kaluara është procesi i Vettingut që është njëra ndër prioritetet më të mëdha në sistemin e drejtësisë e cila faktikisht nëse do të zhvillohet gjatë këtij viti të ndikoj si në rritjen e besueshmërisë së publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe në ngritjen e llogaridhënies të sistemin Gjyqësorë në përgjithësi”.

“Pastaj prioritet tjetër që kisha mundur ta theksoj është dhe zbatimi i strategjisë për sundimin e ligjit, gjithashtu e njëjta është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin e kaluar dhe ka filluar në implementim e saj. Kështu që është një ndër dokumentet më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe për arsyeje se ka bërë identifikimin e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet sistemi i sundimit të ligjit. Dhe duhet të jetë prioritet edhe për Këshillin Gjyqësorë e Prokurorial të gjitha institucionet në sistemin e drejtësisë por edhe për Qeverinë që strategjia për sundimin e ligjit të finalizohet apo të implementohet gjatë këtij viti”.

“Vettingut i nënshtrohen vetëm sistemi më i lartë apo pjesa më e lartë e sistemit të drejtësisë dhe Sistemit Prokurorial duke përfshirë kryetarët e Gjykatave pastaj edhe duke kaluar edhe tek anëtarët e këshillimit Gjyqësorë dhe të Këshillit Prokurorial e gjithashtu edhe tek Kryeprokurorët e Prokurorive. Kështu që besoj që me këtë numër më të vogël do të kemi një mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për ta realizuar procesin e Vettingut”.

Avokatin Skënder Musa kërkon që Vettingu të kryhet në mënyrë profesionale, e jo për hakmarrje që në sistem të vijnë prokurorë e gjyqtarë të rinj.

“Vetingu është një reformë që duhet të ndodhë në Kosovë dhe duhet të kryhet në mënyrë profesionale i pandikuar nga politika, pa ndërhyrje politike dhe pa hakmarrje politike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Natyrisht që Vettingu është qenësor për të rregulluar sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës mirëpo Qeveria duhet ta ngrit qasjen dhe të kyç Këshillin Gjyqësorë dhe Këshillin Prokurorial dhe Vettingu të merret më tepër performancën, korrupsionit por jo si çështje e hakmarrjes për shkak që qëllimet për me ndërrua gjyqtarët aktual dhe me vendos gjyqtarë ndoshta edhe në aspektin politikë të dëgjueshëm dhe diçka tjetër. Në këtë drejtim unë mendoj që duhet të angazhohen shumë edhe faktorët tjerë vendor dhe ndërkombëtar dhe jo i një rrethi të ngushtë i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë aktuale”.

Sipas tij, sfidë mbetet ngase në departamentin civil ka lëndë që ende nuk janë zgjidhur nga viti 2015, përderisa në departamentin penal, në departamentin e përgjithshëm, për krime të rënda shumë lëndë kthehen në rigjykim, raporton EO.

Exit mobile version