1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Avokatët thonë se mbrojtja e Thaçit nuk ka pasur rast më të mirë se tani për të kërkuar lirimin e tij

Vizita e bujshme e ish-presidentit Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit po përdoret nga Gjykata Speciale si argument për të mos e liruar nga paraburgimi ish-drejtuesin politik të UÇK-së.

Specialja pretendon se Thaçi ka ndikim në strukturat e sigurisë në Kosovë.

Ish-drejtori i policisë, Shpend Maxhuni për RTV Dukagjinin thotë se Thaçi asnjëherë nuk ka pasur ndikim në punën e tij.

Gjykata Speciale madje kanë përdorur edhe një proces gjyqësor kundër grupit “Syri i Popullit” si argument se në këto struktura të sigurisë ka ndikime.

Për këtë çështje ka folur edhe ish-drejtori tjetër i policisë, Rashit Qalaj.

I njëjti thotë se raportet me Hashim Thaçin kanë qenë vetëm në nivel të punës.

“Është e pakuptimtë ajo arsye që e ka përdorur Gjykata Speciale. Ata duhet ta dinë se në atë kohë Hashim Thaçi ka qenë president i vendit dhe se policia ka obligim ta mbrojë atë në çdo situatë dhe kudo që është”, deklaroi Qalaj.

Derisa avokati Taulant Hodaj thotë se në bazë të raportimeve duket se garancia që ka dhënë Policia e Kosovës është e plotë.

“Për vet faktin se Gjykata e Apelit ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë me kërkuar garanci të detajuar nga Policia e Kosovës besoj se është një hap interesant dhe besoj se mbrojta deri më tani nuk kanë pasur mundësi më të mirë të bindin gjykatën me këtë garancion të policisë”, deklaroi Hodaj.

Mbrojta ka deklaruar se pos policisë garanci për lirimin më kusht të Thaçit kanë ofruar edhe shtete të treta. Sipas tyre Thaçi është i gatshëm të pranojë arrest shtëpiak me çfarëdo kushte.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img