Site icon PrishtinaPress

Avioni rus përplaset qëllimshëm me dronin amerikan mbi Detin e Zi

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane.

SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin, tha komanda evropiane e SHBA-së.

“Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker.

Ushtria amerikane tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve” që për pak bëri që një prej avionëve dhe dronëve të rrëzoheshin.

Uashingtoni dhe forcat aleate po vazhdojnë të operojnë në zonën ku ndodhi kjo ngjarje, tha SHBA-ja.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se autoritetet amerikane do t’ua bëjnë të ditura zyrtarëve rusë shqetësimet e Uashingtonit lidhur me dronin.

Komandanti i lartë i NATO-s është informuar nga aleatët lidhur me incidentin mbi Detin e Zi.

“Gjenerali Christopher Cavoli është informuar sot nga aleatët e NATO-s lidhur me incidentin”, tha një zyrtar i aleancës perëndimore ushtarake.

Dronët MQ-9, kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha.

Exit mobile version